Partizani do të përballet me një verë ndryshe nga ato të viteve të fundit, teksa mungesa në Kupat e Europës pritet të ndikojë jo pak në planet sportive dhe ekonomike të klubit kryeqytetas. Të kuqtë e mbyllën sezonin në vendin e pestë në kampionat dhe mbetën jashtë zonës që të dërgon në kompeticionet europiane, duke humbur kështu një objektiv të rëndësishëm për klubin.

 

Pjesëmarrja në Kupat e Europës kishte sjellë përfi time të konsiderueshme për Partizanin në sezonet e fundit. Jo vetëm në aspektin fi nanciar, por edhe në atë sportiv dhe organizativ. Të ardhurat nga UEFA kishin ndihmuar klubin në menaxhimin ekonomik, në afrimin e lojtarëve cilësorë dhe në ruajtjen e një organike konkurruese.

MERKATO- Mungesa në Europë pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe te merkatoja e verës. Drejtuesit do të duhet të jenë më të kujdesshëm në investime dhe në përzgjedhjen e futbollistëve që do të afrohen. Drejtuesit e klubit janë të bindur se merkatoja duhet të bëhet me ekuilibër, pa shpenzime të ekzagjeruara dhe duke ruajtur stabilitetin fi nanciar. Një tjetër aspekt që ndryshon lidhet edhe me interesimin e futbollistëve për të ardhur te Partizani.

Kompeticionet europiane janë një vitrinë shumë e rëndësishme për lojtarët dhe shpesh ndikojnë në vendimet e tyre gjatë merkatos. Futbollistët cilësorë preferojnë skuadra që luajnë në të tilla ndeshje europiane, pasi kanë më shumë mundësi për t’u promovuar dhe për të bërë hapin e madh në karrierë.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit do të duhet të bindin lojtarët me projektin sportiv dhe me objektivat afatgjata të skuadrës. Partizani mbetet një nga klubet më të rëndësishme në futbollin shqiptar dhe fanella e tij vazhdon të ketë peshë në tregun vendas.

LARGIMET- Nga ana tjetër, mungesa në Europë mund të ndikojë edhe në vendimet për largimin e disa futbollistëve aktualë. Lojtarë si Human apo Dumbia kanë tërhequr interes gjatë sezonit dhe në rast ofertash të rëndësishme, klubi mund të detyrohet të marrë në konsideratë shitjen e tyre për të balancuar aspektin ekonomik.

Në sezonet e fundit, Partizani kishte krijuar një farë stabiliteti fi nanciar falë pjesëmarrjes së vazhdueshme në Kupat e Europës. Kjo i kishte dhënë mundësi klubit të investonte në infrastrukturë, në ekip dhe në projektet e akademisë. Tashmë situata ndryshon dhe vera pritet të jetë shumë e rëndësishme për mënyrën se si do të menaxhohet kjo periudhë.

NUK KA VEND PËR PANIK, DREJTUESIT TË BINDUR SE MUND TA MENAXHOJNË SITUATËN

Gjithsesi, në ambientin e të kuqve nuk ka panik. Drejtuesit janë të bindur se skuadra ka potencial dhe se me ndërhyrjet e duhura mund të rikthehet shpejt në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Për këtë arsye, po punohet paralelisht si për zgjedhjen e trajnerit të ri, ashtu edhe për ndërtimin e grupit të sezonit të ardhshëm. Trajneri i ri pritet të ketë rol të rëndësishëm edhe në strategjinë e merkatos.

Tekniku që do të marrë drejtimin e ekipit do të japë mendimin e tij për futbollistët që duhet të qëndrojnë dhe për repartet ku nevojiten përforcime. Një tjetër aspekt ku mund të ndikojë mungesa në Europë lidhet edhe me ritmin e sezonit. Pa ndeshje ndërkombëtare, Partizani do të ketë më pak impenjime dhe më shumë kohë për të punuar gjatë verës. Kjo mund të shërbejë edhe si avantazh për stafi n teknik në ndërtimin e skuadrës dhe në përgatitjen fi zike të lojtarëve.

AKADEMIA- Gjithashtu, klubi mund të fokusohet më shumë te futbollistët e rinj dhe te elementët që vijnë nga akademia. Drejtuesit kanë treguar vazhdimisht se besojnë te talentet e reja dhe mungesa në Europë mund të krijojë më shumë hapësira për aktivizimin e tyre në kampionat. Në klub ekziston bindja se Partizani duhet të reagojë menjëherë pas një sezoni zhgënjyes.

Objektivi kryesor mbetet rikthimi te trofetë dhe te pjesëmarrja në Kupat e Europës, aty ku të kuqtë kanë qenë pjesë e rëndësishme në vitet e fundit. Për një klub me historinë dhe traditën e Partizanit, mungesa në Europë konsiderohet një hap pas, por njëkohësisht edhe një moment reflektimi për të ndërtuar një skuadër më të fortë dhe më konkurruese për të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb