Ashtu si në ndeshjen e dytë miqësore, edhe të tretën Partizani e ka mbyllur në barazim 1-1, kësaj here ndaj kampionëve të Sllovenisë, Maribor. Ishin të kuqtë të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Engjëll Hotit.

Ish-mesfushori i Tiranës, i afruar në këtë merkato verore, ia ka dalë të përshtatet më së miri me idetë e trajnerit Dritan Mehmeti dhe pritet të rezultojë një lëvizje e goditur në merkato.

Partizani pati shansin edhe të dyfishonte shifrat, por në minutën e 50-të të fraksionit të dytë, kryeqytetasit pësuan golin e barazimit me rezultatin që nuk pësoi më ndryshim. Në program, Partizani ka edhe një miqësore ndaj rumunëve të UTA Arad, ku aktivizohen Batha dhe Hoxhallari, dhe më pas do të kthehet në Shqipëri për t’u bërë gati për ndeshjet e Conference League.

Por te të kuqtë nuk ka vetëm afrime, Stenio Junior, sulmuesi që mbajti peshën kryesore gjatë sezonit të fundit, ka lajmëruar largimin nga Partizani. “Sot përfundon kontrata ime me Partizanin. I jam mirënjohës klubit për 1.5 vitet e kaluara së bashku. Dua të falënderoj presidentin Gaz Demi për respektin, dua të falënderoj shokët e skuadrës, punëtorët e klubit dhe të gjithë trajnerët për momentet e kaluara së bashku” – shkruan braziliani në profilin e tij.

Stenio

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb