Trajneri i Partizanit, Orges Shehi dha mendimin e tij pas humbjes 1-0 me Teutën.

“Humbim ndeshjen, ndoshta nuk ishte më e mira e jona, por si para një jave, humbasin nga një goditje standarte. Kundërshtari është agresiv në kufij të limiteve, terreni nuk të lë. Nuk ishim cinik duke fituar topa të dytë. Kundërshtari i fitoi dhe mori fitoren.Nëse nuk fiton duelet, është e vështirë. Kundërshtari ishte shumë agresiv. Duhet të dilnim nga presioni shpejt. Ishim vonë në komandë për të dalë përpara. Mba dhe Cara ishin të vetëm, nuk dolëm rrjedhshëm. Loja efektive ishte e pakët.

Emiliano Vila dhe Mikulic? Preka ishte me të kuqe dhe ndaj futa Mikulic, është edhe i gjatë, ashtu si lojtarët e Teutës. Vila luajti edhe javën e fundit. Skuka dhe Keko nuk janë në gjendje optimale, duan kohën e tyre edhe pak. Rrapaj e donim në fushë edhe pse ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ka ndeshje ku lojtarët nuk janë në formë të mirë. Në krahun e djathtë kundërshtari shtyu shumë. Vila kthehej pak dhe luanim me 3 qendra, por neglizhuam 2-3 herë dhe na rrezikuan. Kur merrnim topin, nuk kishim pikë lidhje me Mba dhe Cara.

Humbja e Egnatias? Kampionati shqiptar, skuadrat janë të përafërta. Nëse ul motivimin, të gjithë të bëjnë dëm. S’ka skuadra që dominojnë, kjo situatë do të vazhdojë, nuk është hera e parë. Kush ka më shumë uri, grintë dhe kush vlerëson më shumë situatat do të triumfojë”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: