SHBA – Disa ditë më parë Jennifer Lopez festoi ditëlindjen. Këngëtarja e njohur edhe pse 49 vjeçe duket si një vajzë 20-vjecare. Fotot e ditëlindjes së saj Jennifer i publikoi edhe në rrjetet sociale. Në një festë mjaft familjare ajo u ndje më e plotësuar se kurrë pranë fëmijëve dhe partnerit të saj bejsbollistit, Alex Rodriguez.

Ndërsa ditën e djeshme ksihte ditëlindjen i dashuri i saj Alex dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim special nga ana e këngëtares. Jennifer Lopez i ka dedikuar një urim të gjatë ku tregon se ai është një njeri mjaft i veçantë në jetën e saj.

“ Jam e befasuar nga njeriu bujar dhe i dashur që je ti për mua dhe rrethin shoqëror. Ti përcjell energji kudo që shkon. Por ajo që më impresionon më shumë është dëshira jote për njeriun që dëshiron të jeshë. Duke u rritur çdo ditë, duke bërë arritje më të mëdha në karrierë dhe me ëndrra që shtohen. Ti je një superstar një forcë e natyrës, një vizionar dhe një zotëri. Të dua ty dhe të uroj që çdo ditë të jesh i rrethuar nga mirësia dhe bekimi i Zotit. Gëzuar ditëlindjen, Macho Bello! Të adhuroj”,- shkruan J.Lo- në Instragram. Së bashku me urimin e vecantë këngëtarja ka publikuar edhe një video me momentet e tyre më të bukura bashkë.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: