TIRANE- Ndonëse është munduar që partnerin e saj përgjatë këtyre viteve të mbajë sa më larg fokusit të mediave, Rozana Radi kësaj radhe nuk ‘ia doli’.
Megjithëse janë kujdesuar që ta ruajnë raportin e tyre nga kureshtja mediatike, tashmë është mësuar se Rozana Radi, prej vitesh është në lidhje me Shpëtim Karakushin, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës.
Një vit më parë, kur Rozana fitoi çmimin e parë në Këngën Magjike, fotot me partnerin e saj, Shpëtim Karakushin, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës u përhapën me shpejtësi në media. Por sot partneri i Rozit ka qenë pjesë e programit “100 milionë” në Top Channel, ku bashkë me një mik të tij për të provuar fatin në këtë lojë. Teksa u pyet se kush e shoqëronte, ai tha se ishte i vetëm. Vallë ku është Rozana?
(ed.me/BalkanWeb)