Melbourne ka tejkaluar Sydney si qyteti më i populluar i Australisë, për herë të parë qysh në shekullin 19.

Sydney e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.

Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Melburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Mellton.

Shifrat e fundit të qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Melbourne përbëhet prej 4.875.400 banorësh – 18.700 më shumë se ajo e Sydney.

Rritja e shpejtë e Melburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, tha për BBC-në demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.

Ndryshe nga Sydney, Melbourne e mirëpret diversitetin, tha ajo. Kjo nuk është hera e parë që Melbourne mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.

Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Melbourne është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sydney deri në vitin 1905.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: