PRISHTINE

Roberti qëndroi i izoluar 14 ditë në konviktet në Prishtinë, pasi mbajti një koncert pak ditë më parë në Amerikë. Këngëtari u shpreh se pas mbërritjes nuk takoi as vajzën e tij për të cilën e kishte marrë shumë malli.

Megjithatë nesër do ti nënshtrohet testit të koronavirusit për të parë nëse është pozitiv apo jo. Në një postim në Instagram ai uroi që testi ti dalë negativ duke u shprehur: “Nesër testin, ishalla negativ se kështu boll pozitiv jam.”

Këngëtari gjatë deklaratave të mëparshme ka thënë se nuk i frikësohet koronavirusit për shkak se ushqehet shëndetshëm dhe merret me ushtrime fizike.

  • foto galeri

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: