Pas 5 vitesh armëpushim duket se tensionet për detin mes Kinës dhe Filipine kanë nisur sërish.
Në një intervistë për Reuters peshkatari filipinas Randy Megu tha se një anije kineze kishte gjurmuar anijen e tij prej druri për tre orë rreth 140 milje detare (260 km) nga bregu në maj. Ai tha se peshkatarët e tjerë kishin raportuar që ishin goditur me topa uji ndërsa punonin në ato që ata i konsideronin vendet e tyre historike të peshkimit.
Pesë vjet pasi një vendim i rëndësishëm i gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit hodhi poshtë pretendimet e Kinës për detin, 48-vjeçari ankohet se takimet e tij me anijet kineze janë më të shpeshta se kurrë.
Kina pretendon për shumicën e ujërave brenda një të ashtuquajture Nine Dash Line, e cila gjithashtu kontestohet nga Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.
Anijet kineze të peshkimit që veprojnë në zonë po e bëjnë këtë në përputhje me ligjin e brendshëm dhe ndërkombëtar, tha ministria e jashtme në një deklaratë për Reuters, duke shtuar se ato nuk i nënshtrohen moratoriumit vjetor të peshkimit të verës të Kinës, i cili zgjat deri më 16 gusht.

Konflikti nisi vite më parë ku Kina pretendon se deti në Filipinet Perëndimore që është pjesë e Detit të Kinës Jugore i përket asaj, por ndërkohë i përket Filipineve. Në vitin 2016 u nënshkrua një armëpushim i tensioneve mes dy shteteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: