Pas betejës ligjore që e vuri përballë me ish-burrit Johnny Depp, Amber Heard fluturoi drejt Spanjës.

Sipas shtypit spanjoll, aktorja, 36 vjeçare, ka shkuar me vajzën e saj Oonagh Paige, një vjeç e gjysmë, në një fshat me pak më shumë se një mijë banorë në Majorca. Vajza e vogël ka lindur nga një nënë surrogate.

Aktorja mori me qira një shtëpi në Costitx, duke përdorur një emër të rremë për të ruajtur privatësinë e saj dhe ka qenë aty që nga fillimi i verës. Është e paqartë nëse Amber Heard synon të transferohet përgjithmonë në Spanjë, pasi ajo shiti shtëpinë e saj në Kaliforni dhe bëri kërkesë për falimentim.

Qershorin e kaluar, pas një gjyqi gjashtë-javor, ajo u dënua t’i paguante ish-bashkëshortit të saj afërsisht 15 milionë dollarë si kompensim. Sipas Depp, Heard e dëmtoi karrierën e tij me një editorial që u shfaq në Washington Post në 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb