Këngëtarja e shqiptare Eneda Tarifa ishte në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit me bashkëshortin e saj, në mediat rozë u aludua gjatë për arsyen se pse çifti shkoi drejt këtij vendimi pas një kohe të gjatë që qëndronin bashkë.

Këngëtarja ka folur disa herë për këtë çështje, por asnjëherë nuk e tha publikisht se cilat qenë arsyet që çuan në divorc lidhjen e tyre 15-vjeçare. Por pasi u fol gjatë për to, çifti është rishfaqur serish bashkë nëpër qytet dhe në shoqëri të vajzës së tyre.

Duket se Eneda dhe ish-bashkëshorti i saj kanë vendosur të kalojën një fundjavë së bashku dhe të shoqërojnë vajzën e tyre të vogël në një kënd lojërash. Ata janë fotografuar nga “Tiranapost”, e cila ka bërë publike edhe imazhet e tyre. Mes çiftit gjithçka ka përfunduar me mirëkuptim dhe ata kanë vendosur të jenë miq, por edhe prindër të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: