Aktori dhe regjisori i njohur Erion Isai ishte i ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola” në televizionin News24.

Gjatë rrëfimit për jetën e tij Isai foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me familjarët e tij. Erioni zbuloi se i ngjan shumë mamit dhe theksoi se ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të. Ndërkohë që për të atin tha se është pika e tij e dobët. I pyetur për raportin që ka me vëllain, Erioni tha, “Është shumë ndryshe nga unë, por është versioni im më i mirë”.

Regjisori prej kohësh ka krijuar familjen e tij të re, dhe është bekuar me dy vajza. Ai rrëfeu se me bashkëshorten është njohur në Akademi, gjatë një shfaqje. “Ka qenë dashuri me shikim të parë. Kemi 12 vjet që jetojmë bashkë”.

Regjisori ndihet i bekuar që ka dy vajza, por dëshiron edhe një fëmijë të tretë dhe pse jo të jetë djalë. Ai tha se me ardhjen në jetë të dy vajzave, dashuria mes tij dhe bashkëshortes vetëm është shtuar dhe ka kaluar në një tjetër dimension.
Moment shumë emocionues për regjisorin ishte kur në studio u shfaqën dy videomesazhe surprizë nga bashkëshortja dhe nga një prej vajzave të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: