Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo po përpiqet të kalojë tragjedinë familjare kur njëri prej binjakëve të sapolindur ndërroi jetë. Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit me Manchester United, me klubin që i dha pushim. Sot, sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket me familjen e tij dhe nuk mungon as vajza e tij, e cila arriti të mbijetojë.

“Shtepi e ëmbla shtepi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë” – shkruajti ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb