Pas Kombinatit Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pajisjen e të gjithë tregjeve publikë me kabina dezinfektimi të cilat synojnë që të rrisin edhe më tej parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkaq, pas përfundimit të orarit të tregtimit, janë punonjësit e pastrimit ata që merren me largimin e mbetjeve si dhe larjen me dezinfektant të tezgave dhe të ambientit përreth.

Paralelisht, nëpër tregje vijon puna e Polisë Bashkiake për zbatimin nga ana e qytetarëve të distancimit fizik nga njëri-tjetri dhe të radhëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: