KOSOVA

Kreu i LDK, Isa Mustafa është shfaqur për herë të parë pas 7 ditësh nga infektimi i tij me COVID-19. Në fakt fotoja e publikuar nga djali i tij, Besnik Mustafa vjen pas lajmeve të rreme se kryetari i LDK kishte vdekur, por personi i cili prodhonte këto ‘fake neës’ u arrestua.

Siç duket Mustafa është jo vetëm gjallë por edhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore pasi nuk ka nevojë të shtrihet. Në fakt djali i tij ka raportuar vazhdimisht gjendjen e tij e cila ka qenë e mirë teksa Mustafa është i vetmi nga familja e tij që është infektuar me COVID-19.

Z
Z

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb