Vetëm 24 orë pasi lajmi se Gigi dhe Zayn do të bëhen prindër për herë të parë, kanë nisur spekulimet dhe komentet e ndryshme nga ndjekësit e modeles dhe këngëtarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata nuk janë kursyer aspak teksa kanë shkruar në adresën e ish-të dashurit të Gigi-t, Tyler Cameron.

“Urime që do të bëhesh baba! Gigi është shtatzënë,” shkruante një ndjekës.
Këto reagime duket se e kanë bezdisur mjaftueshëm Cameron i cili ka vendosur t’i përgjigjet duke i shkruar: “E keni të gjithë gabim në komente. Jeni të gjithë të tmerrshëm”.

Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajë Gigi dhe Zayn ndaj këtyre komenteve, por momentalisht dyshja duhet të jetë duke shijuar momentin më të bukur në jetën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb