Kryeministri Edi Rama po mban takimin në Milano me bashkatdhetarë në vijim të turit me diasporën.

Kreu i PS ka folur mes të tjerash në lidhje me anëtarësimin më BE, ku tha se Europës iu desh sulmi Rus në Ukrainë për të kuptuar nevojën e bashkimit.

 

 

Edi Rama: Fatkeqësia më e madhe ishte se Shqipëria në sytë e Italisë. E zezë dhe e palexueshme, si ekrani i një televizioni kur ikin dritat.

Si atëherë kur italianët e fundit u morën në shtëpitë e shqiptarëve të cilët i ushqyen dhe i trajtuan si të shtëpisë derisa i nisën për në familjet e tyre.

Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje.

Sot shtet demokratike ose ia dalin të gjithë së bashkë në Europë, ose mbesim mbrapa në një Europë që sot është më shumë e sfiduar që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjermania ia doli të bashkohej pa lojëra politike apo për të pritur që gjermano lindorët të përshtateshin. Ndërsa BE u zvarrit me zgjerimin derisa rusët u shfaqen me luftën e parë pushtues për dekada duke e bërë Europën të kuptojë se duhet të bashkohet një orë e më parë përmes urave të demokracisë, jo të bashkohet me hapin e breshkës përmes buroracisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: