Pasi presidenti Vladimir Putin pretendoi fitoren në provincën fqinje Luhansk dhe lufta e gjatë pesë-mujore hyri në një fazë të re, tani forcat ruse kanë si objektiv e tyre të radhës pushtimin e provincën lindore të Donetskut në Ukrainës.

Të dyja palët kanë pësuar viktima të rënda në luftën për Luhansk, veçanërisht gjatë rrethimit të qyteteve binjake të Lysychansk dhe Sievierodonetsk. Të dy qytetet janë lënë në gërmadha nga bombardimet e pamëshirshme ruse.

“Qyteti nuk ekziston më, është fshirë nga faqja e dheut, nuk ka qendër shpërndarjeje të ndihmave humanitare, është goditur. Ndërtesa që dikur strehonte qendrën nuk ekziston më, ashtu si shumë prej shtëpive tona.”, tha Nina, një nënë që ka ikur nga Lysychansk për t’u strehuar në qytetin qendror të Dnipro. Që nga fillimi i konfliktit, Rusia ka kërkuar që Ukraina t’i dorëzojë Luhansk dhe Donetsk tek separatistët pro-Moskë, të cilët janë shpallur shtete të pavarura.

“Kjo është fitorja e fundit për Rusinë në territorin ukrainas,” tha Oleksiy Arestovych, këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelenskiy, në një video të postuar në internet. “Këto ishin qytete të përmasave mesatare. Dhe kjo zgjati nga 4 prilli deri më 4 korrik kjo është 90 ditë. Kaq shumë humbje.” shtoi ai. Gjithashtu theksoi se përveç betejës për Donetsk, Ukraina shpresonte të nisë kundërofensiva në jug të vendit. “Marrja e qyteteve në lindje do të thotë që 60% e forcave ruse tani janë të përqendruara në lindje dhe është e vështirë për to të ridrejtohen në jug, dhe nuk ka më forca që mund të sillen nga Rusia. Ata paguan një çmim të madh për Sievierodonetsk dhe Lysychansk.”tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb