Turqia do t’i dërgojë sërish Suedisë dhe Finlandës kërkesën për ekstradimin e 33 anëtarëve të PKK-së dhe anëtarëve të tjerë të rrjetit Feto, të konsideruar përgjegjës për tentativën për grusht shteti në vitin 2016.

Kërkesat e reja i bëri të ditur ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, pas nënshkrimit të memorandumit mes Ankarasë, Helsinkit dhe Stokholmit.

Kujtojmë se Turqia vuri veton ndaj kërkesës për anëtarësim në NATO të vendeve skandinave në këmbim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Por pas shumë diskutimesh, kjo veto u hoq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: