Olti Curri dhe Alketa Vejsiu janë “përplasur” sërish me njëri-tjetrin.

Shkak u bë një status i modeatores së njohur, e cila i jepte mesazh vajzave se të bukura dhe të përmbushura “nuk i bëjnë buzët e fryra, fotot perfekte në Instagram apo vithet e mbushura”.
Alketa Vejsiu shprehet se janë dija dhe aftësitë krijuese që e bëjnë të bukur një person.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Fundja jo të gjithë jetojnë për të qenë Miss Albania, Top Model apo Ylli i Instagramit që do hapë një linjë kozmetike si Kylie Jenner. Dhe rezisto kur të sfidojnë, vijo të jesh e lumtur. Djalli do vallëzojë gjithë koës pas krahëve tona, thjesht refuzoje atë tango. Ishte mendimi i fundit i ditës,”- shkroi ndër të tjera ajo.

Megjithatë, blogeri Olti Curri ka ironizuar fjalët e moderatores mbi konceptin e bukurisë.

Në një postim në Instagram, ai publikoi fjalët e Alketa Vejsiut dhe shkroi: “Ke shumë të drejtë! Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm, që para se të të bëjë anestezinë lexon sms që i ke dërguar që mos të të bëjë copy paste me Tunën.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb