PRISHTINE

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka pak kohë që ka konfirmuar statusin e tij si beqar. Ai tregoi se i dha fund edhe martesës së tij të dytë me modelen Afrona Dika, pas një martese të dështuar paraprake me aktoren Teuta Krasniqi – me të cilën ka edhe një vajzë.

Megjithatë, Blero nuk duket të jetë krejtësisht i vetëm në jetën e tij senTimentale, pasi së fundmi ka dhënë shenja se mund të ketë nisur një lidhje të re.

Ai publikoi një fotografi jo shumë të qartë në InstaStory, ku mund të shihej pranë një ashensori teksa duket sikur shkëmben puthje me një vajzë.

Identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur, megjithatë këto ditë këngëtari nga Kosova ka bërë të ditur se ndodhet në Gjermani.

Kngtari sht duke vazhduar të shijojë suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me Arta Zenelajn, të titulluar “Shtatori”, i cili u publikua në shtator të këtij viti.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: