Një rast i ri me koronavirus ka rezultuar sot në Sarandë. Bëhet fjalë për një fëmija 3-muajsh i një 25-vjeçareje, nuse në fshatin Mursi të Sarandës.

Ajo rezultoi pozitive të premten, ndërsa mbrëmë tamponi ka treguar se i prekur nga virusi ishte dhe vajza e saj.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se nëne e bije janë nisur drejt spitalit Infektiv të Tiranës. Po ashtu ndërsa drejt Tiranës është nisur edhe një efektiv policie që rezultoi pozitiv me COVID-19 të dielën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: