PARIS- Pak orë pasi mbaroi makthi i rrëmbimit në supermaketin në zonën e ‘Porte de Vincennes’ në Paris kanë nisur të tregohen edhe orët e tmerrit, nga protagonistët.

Mes tyre ka qenë edhe 24-vjeçari Lassana Bathily emigrant nga Mali dhe me besim mysliman, i cili ka qenë i punësuar në supermarketin e marrë peng.

Por për personat që ishin brenda supermarketit ai është përshkruar si hero, pasi arriti të fshihte dhe shpëtonte 6 prej pengjeve.

Sipas rrëfimit të një pengu për BfmTv, në momentin që rrëmbyesi Amedy Coulibaly hyri në supermarket duke qëlluar, shitësi mysliman e kuptoi që rrezikoheshin klientët. Ai vendosi të ndihmojë kë pati mundësi duke i fshehur nëpër dhomat frigoriferike të dyqanit. Ka fikur dritat dhe impiantet e ftohjes. Madje ka qenë ai i pari që ka telefonuar policinë për marrjen peng të supermarketit.

Në fund të orëve të tëra në robëri, ishin 6 klientët që e kanë përqafuar dhe falënderuar të riun. Ai është kthyer tashmë në hero dhe simbol në Paris.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: