Pas protestave të dhunshme ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, Gjenerali i Sudanit al-Burhan tha se ushtria po tërhiqet nga qeveria. Deklaratat e gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan të bëra të hënën pasojnë pas një jave të përgjakshme për lëvizjen pro-demokratike të Sudanit. Por edhe pas kësaj deklarate grupet e protestës mbeten skeptike se ushtria me të vërtetë do të tërhiqet, ndaj protestuesit vazhdojnë të dalin në rrugë në Khartoum duke bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të ushtrisë nga pushteti.

“Forcat e armatosura nuk do të qëndrojnë në rrugën e tranzicionit demokratik”, tha al-Burhan në një fjalim televiziv, duke theksuar përkushtimin e ushtrisë për të punuar drejt zgjedhjeve në të cilat populli sudanez zgjedh se kush do t’i qeverisë ata. “Këshilli sovran qeverisës, i udhëhequr nga al-Burhan dhe i përbërë nga anëtarë ushtarakë dhe civilë, do të shpërndahet pas formimit të qeverisë së re”, tha ai.

Deri më tani nëntë persona janë vrarë dhe të paktën 629 janë plagosur nga një goditje e fundit e forcave të ushtrisë ndaj protestuesve, sipas Komitetit të Mjekëve të Sudanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: