Ledri Vula ka postuar një foto në “Instagram” teksa drejton anijen e lumit Buna, në afërsi të Ulqinit. Pasagjere të tij janë Elena Ora, motra e këngëtares së famshme Rita Ora, dhe Amantina Tolaj, kushërira e Rita Orës.
Vetëm pak kohë më parë u përfol për një lidhje të djaloshit simpatik me këngëtaren e famshme Rita Ora. E pas saj, me sa duket reperi ka zgjedhur t’ia kalojë bukur edhe me të motrën. E deri sa vetë personazhet të pranojnë të na thonë diçka më tepër, do të mbetet ende enigmë se cila ndër të dyja ka fituar zemrën e djaloshit simpatik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: