Pas përleshjes me trajnerin e tij Vincenzo Montella, sulmuesi kontravers Italian Mario Balotelli largohet nga Adana Demirspor dhe Turqia. Destinacioni i tij i radhës? Do të shkojë të luajë në Zvicër.

“Supermario” në fakt pritet që sot, në Kantonin e Valais t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës që do ta lidhë me Sion deri në qershor të vitit 2025.

Këtë e ka bërë të ditur RSI, rrjeti radioteleviziv zviceran. Gjithashtu, te Sion, ai do të gjejë trajner një bashkatdhetar të tij, Paolo Tramezzani.

Tramezzani Balotelli

Një emër i njohur për të gjithë shqiptarët, sepse ka qenë krahu i djathtë i De Biasit gjatë drejtimit të kombëtares sonë kuqezi, edhe në finalet e “Euro 2016”.

Para tij, më 2013, një tjetër italian e kishte drejtuar Sionin. Fjala është për Rino Gattuso, që kishte bërë edhe lojtarin e skuadrës zvicerane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb