Pas takimit me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputeti Zef Shtjefni ka zbuluar se çfarë i ndan  7 deputetët nga opozita tjetër parlamentare.

Shtjefni ka thënë se me opozitën tjetër parlamentare që janë Murrizi, Stojku apo Nimet Musai si përfaqësues të grupeve parlamentare i ndan vetëm neni 68 i Kushtetutës që prek komisionet parazgjedhore.

Deputeti ka theksuar se nuk do të lejojë ndaljen e rotacionit politik si dhe tha në emër të 7 deputetëve se po mbron edhe partitë e tjera jashë Kuvendit, siç është PD-ja.

”Vetëm një pikë na ndan nga opozita parlamentare. Që është neni 68 i kushtetutës. Ky nen ndal rotacionin politik në Shqipëri. Dhe këtë nuk do e lejojmë.

Vetëm për komisionet parazgjedhore nuk biem dakord. Ndal rotacionin politik dhe ne këtë s’do e lejojmë. Nuk do shkruajmë me votën tonë fundin tonë. Jemi këtu për të mbrojtur edhe PD-në.

Amendamentet janë çështje tjetër. Pikat tona i kalojnë Komisionit. Edhe të tjerat kalojnë procedurave.”-tha Shtjefni jashtë Kryesisë së Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb