Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Vlorës. Pas heqjes së telave me gjemba pak ditë më parë, sot është hequr totalisht gjithë gardhi rrethues në zonën e Zvërnecit dhe Porto Novës.

Ky vendim vjen pas protestave të njëpasnjëshme të shoqërisë civile, banorëve dhe aktivistëve të mjedisit, të cilët kishin denoncuar rrethimin e kësaj hapësire që gëzon statusin e zonës së mbrojtur.

Protestat masive në Tiranë zhvillohen prej 4 ditësh, dhe të tjera ende paralajmërohen nga qytetarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb