TIRANE
Moderotja sportive Lei Kraja, e ka nisur Vitin e Ri 2022 me të dashur të ri, të cilin po bën të pamundurën që ta mbajë sekret sa më gjatë. Ish-missi e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur rregull në jetën e saj, pasi e ka pësuar një herë keq nga ish-i dashuri, e cili e tradhtoi.

Lei ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e showbizit ‘Pikë’, ku ka lënë të kuptohet diçka në lidhje me jetën e saj private, por pa folur hapur. Lei është vënë para dy lojërave për të zbuluar më shumë mbi jetën personale dhe atë në ekran, duke qenë se njihet si një person që jetën private e ka mbajtur përherë larg publikut.

Por këtë herë nuk i shpëtoi dot një pyetjeje për dashurinë. Kur u pyet nëse ka dikë në jetën e saj, ajo nuk pranoi të përgjigjej dhe në vend të saj zgjodhi të pinte një shots në ngjyrë të kuqe dhe buzëqeshi.

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Lei e ka nisur Vitin e Ri me një dashuri të re, pasi po shoqërohet me një djalë që nuk njihet në publik, fakt që e ndihmon Lein që ta mbajë paksa private historinë.

Frika e saj është përsëritja e ndonjë ndodhie të pakëndshme, si ajo e tradhtisë së mundshme, që e ka përjetuar një herë dhe kur e rrëfeu ishte një histori që bëri jo pak bujë.

Gazetarja e sportit tashmë në ekranin e RTSH-së, Lei Kraja, pas shumë intervistave ku prezantohet si vajzë e hapur dhe ekstravagante, ka shfaqur ndonjëherë dhe anën tjetër, atë të qenit e mbyllur dhe hermetike, edhe pse është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb