Kamera e News24 ka bërë një vëzhgim që nga Vlora, do vazhdojë deri në Sarandë se çfarë ndodh në bregdetin shqiptar lidhur me mjetet lundruese.

Gazetari Osman Stafa i cili ka qenë në bregdetin e jugut, tha se në Radhimë, Orikum e Palasë situata vazhdon e njëjtë, ligji nuk zbatohet dhe pas tragjedisë në Himarë.

“Në Palasë, mjetet lundruese janë në det të hapur pranë zonës ku notojnë pushuesit. Duhet së paku 300 metër larg nga bovat.

Pushuesit janë fare afër këtyre mjeteve lundruese. Ligji nuk zbatohet dhe pse është i qartë dhe thotë se mjetet duhet të jenë në largësi 300 metra nga zona ku pushuesit bëjnë plazh”, raportoi Stafa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb