Pas video-skandalit ku u tall me priftin grek, mbrojtësi i Kombëtares Andi Lila më në fund ka zgjidhur problemet me klubin e tij në Greqi, “Pas Janina”, skuadër e cila e la të ardhmen e mbrojtësit në dorë të vetë klerikut ortodoks.

Ky i fundit ka vendosur ta falë futbollistin, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë Lila me një foto të postuar në rrjetet sociale.

“Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë ai që fal. Faleminderit Maksim dhe miku im Jorgos Vitas”, shkruan 31-vjeçari në profilin e tij në Instagram.
283238
Pak ditë më parë Lila kërkoi ndjesë publike, jo vetëm grekëve, priftit por edhe të gjithë besimtarëve orthodhoksë për këtë shaka, dhe me sa duket atje kanë vendosur t’i japin një shans të dytë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: