Një aeroplan me 134 persona në bord, është detyruar të bëjë ulje emergjente, kur një nga pasagjerët e tij refuzoi të dilte nga tualeti.

Mediat e huaja shkruajnë se policia lokale, tha se pasagjeri u mbyll në tualet menjëherë pas nisjes nga Qipro, në drejtim të Zvicrës. Si pasojë, piloti vendosi të zbriste në Graz, në mënyrë që të merrej personalisht me situatën.

Pas aterrimit të aeroplanit, burri më në fund u largua nga tualeti, por pa dhënë asnjë shpjegim për sjelljen e tij.

Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se asgjë e dyshimtë nuk u gjet në bagazhin e burrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb