Natalie Portman dhe regjisori Benjamin Millepeid i kanë dhënë fund martesës 11-vjeçare.

Sipas thashethemeve që po qarkullojnë së fundmi, çifti ka vendosur t’i japë fund martëses pas spekulimeve se Millepeid e ka tradhtuar aktoren me një aktiviste klimatike, 25-vjeçaren Camille Étienne.

Reth dy muaj më parë, revista franceze “Voici” ka publikuar fotografi të Millepied dhe Etienne, teska shfaqeshin mjaft të afërt në zyrën e regjisorit.

Një burim për “US Weekly” ka raportuar se marrëdhënia e çiftit ka nisur të kriset që pas tradhtisë së 46-vjeçarit.

Vetëm një javë më parë, dyshja është forografuar e ndarë, edhe pse ka qënë përvjetori i tyre i martesës. Gjithashtu një tjetër detaj që shton dyshimet është edhe mungesa e unazës së fejesës në gishtin e aktores.

Ata përflitet se janë ndarë që vitin e kaluar por pavarësisht kësaj, janë munduar të zgjidhin problemet në martesë por duket e kanë rezultuar pa sukses.

Kuptohet që Millepied ka bërë të pamundurën që ta rregullojë marrëdhënien dhe të arrijë të marrë një falje nga bashkëshortja e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: