Pasi fituan vendin e parë në konkursin për gjyqin e simuluar mes 16 fakulteteve të Drejtësisë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, studentët e Universitetit ‘Luarasi’ morën pjesë në një vizitë studimore në Këshillin e Evropës dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut më 26 dhe 27 shtator 2022. Konkursi ‘Moot Court’ nga Gjykata e Strasburgut është konkursi më i madh i organizuar ndonjëherë.

Këshilli i Evropës i kushton vëmendje të veçantë inicimit të studentëve të Drejtësisë për të drejtën e të drejtave të njeriut dhe zbatimin praktik të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Konventa), ndaj vizita studimore u organizua në atë mënyrë që t’u mundësojë pjesëmarrësve të kuptojnë më mirë punën e institucioneve evropiane të të drejtave të njeriut dhe i inkurajoi ato të marrin përgjegjësinë për respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut kur të kthehen në shtëpi.

Vizita studimore dyditore përfshinte prezantim e mbi Këshillin e Evropës, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Qendrën Rinore Evropiane, prezantime tematike individuale mbi kurset online HELP dhe të Drejtat e Njeriut dhe Sportet. Studentët e Drejtësisë patën një mundësi unike për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në konkursin Moot Court të organizuar nga avokatët e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të aksionit “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës dhe zbatuar nga Këshilli i Europës në kuadër të programit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb