TURQI

Një foto e publikuar së fundmi nga këngëtarja, Genta Ismajli, ka ngjallur një sërë reagimesh në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një foto nga larg, por ku dallohet lehtësisht barku i rrumbullakosur.

Ndjekësit e Gentës kanë komentuar menjëherë duke vënë në dukje shtatzëninë, ndërsa disa të tjerë e kanë pyetur nëse është në pritje të ëmbël.

Pavarësisht komenteve pozitive të fansave, Ismajli nuk e ka pranuar ende publikisht nëse është në pritje të fëmijës së saj të parë, por të afërmit kanë deklaruar me bindje se ajo së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Kujtojmë se disa muaj më parë, këngëtarja bëri publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, duke ndarë momente të shumta pranë tij, i cili e pushtoi menjëherë Gentën, pasi jo vetëm e mori në shtëpinë e tij në Zvicër, por e shkëputi totalisht nga muzika.

I dashuri i Gentës quhet Husen, është 39 vjeç dhe ka biznese të fuqishme në Turqi dhe në Zvicër. Kjo është edhe një nga arsyet që këngëtaren shqiptare e kemi parë shpesh të vizitojë Turqinë, ku për shkak të luksit të fotove, këngëtarja e njohur është komentuar mjaft edhe nga mediat e huaja, sidomos nga ato turke.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: