ITALI

Disa ditë më parë Gabriel Garko shkaktoi zhurmë të madhe kur foli për bindjet e tij seksuale. Aktori i famshëm italian zbuloi brenda shtëpisë së famshme “Grande Fratello Vip” se është homoseksual.

Por ai ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Verissimo” që do të transmetohet ditën e nesërme, ku ka dhënë detaje të pathëna më parë për jetën e tij.

Garko ka zbuluar historinë e tij të parë të dashurisë me një djalë që quhej Riccardo, me të cilin ka qëndruar 11 vite.

“14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka treguar aktori i famshëm.

Moderatorja e pyet aktorin e njohur se pse pikërisht tani vendosi të flasë për orientimin e tij seksual dhe Gabriel është përgjigjur: “Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund krijova një personazh”.

“Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund të bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës time. E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj”, ka rrëfyer Garko.

Më pas ai ka rrëfyer që familja e tij dinte gjithçka dhe e ka mbështetur shumë.

“Prindërit dhe motrat e mia nuk më kanë gjykuar asnjëherë për zdhedhjet e mia, përkundarzi më kanë mbuluar dhe mbrojtur gjithmobnë”- ka treguar aktori 48-vjecar.

Mes shumë historive të shumta të dashurië që ka pasur Garko flet më shumë dashamirësi për aktoren Eva Grimaldi.

“Unë dhe Eva kemi jetuar bashkë 8 vjet, kemi qenë çift në gjithçka, por vetëm seksi mungonte. Kemi mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin. E kam dashur shumë si njeri”- ka përfunduar aktori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb