Dy tramvaje janë përplasur në Gjermani duke plagosur të paktën 27 persona. Raportohet se 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas departamentit të zjarrfikësve, 28 persona të tjerë morën ndihmën e parë.

Dy trenat u përplasën ballë për ballë në kryqëzimin e Berliner Allee dhe Graf-Adolf-Straße, në rrethana ende të paqarta.

Autoritetet knë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit të rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb