Shtatzënitë nuk janë njëlloj… të gjitha nënat mund ta dëshmojnë këtë me siguri të plotë. “Tek e para më haheshin ëmbëlsirat, tani më hahen më shumë turshitë dhe djathi”, “te vajza isha shumë e lumtur, tani më vjen vetëm të qaj…”

Këto përjetime nënat në pritje i ndajnë shpesh me mikeshat apo të afërmit e tyre duke dëshmuar edhe një herë se asnjë shtatzëni nuk i ngjan tjetrës.

Kjo ndodh, pa dyshim, edhe mes personazheve të njohur. Edhe nënat e famshme janë njëlloj si të tjerat, kanë përzierje emocionesh të ëmbla dhe të hidhura, kanë shtim në peshë, kanë dhimbje, kanë trishtim, lumturi e kështu me radhë.

Edhe Xhensila Myrtezaj nuk po e përjeton njëlloj si me Ajkën shtatzëninë e dytë, ndonëse me po të njëjtën lumturi. Këngëtarja ka ndarë së fundi një video ndërsa është duke bërë yoga, por ka vendosur edhe të ndajë me të gjitha nënat që janë në të njëjtat kushte me të përjetimet e kësaj shtatzënie.

D3a5031c 01a0 4bb9 9469 9a47314d520b
D3a5031c 01a0 4bb9 9469 9a47314d520b

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale), sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. i gjithë sekreti qëndron te sensi i masës. Secila nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperiencë personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta” – shkruan Xhensila.

Në vijim, ajo tregon si e ka gjetur qetësinë në këto ditë të mbushura me emocione të ngatërruara:

“Në vazhdim dua që të bashkudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë më qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb