CEO i kompanisë së energjisë elektrike dhe gazit me bazë në Britaninë e Madhe, National Grid, John Pettigrew, në një deklaratë u shpreh se britanikët do kalojnë një dimër të vështirë. Po ashtu ai shtoi se edhe pse është vendosur kufiri i çmimit nga qeveria, sërish qytetarët do të përballen me fatura të larta në fund të muajit.

Duke folur për Financial Times, Pettigrew tha se ishte shumë i sigurt se britanikët do të kishin një dimër shumë të vështirë financiarisht.

“Edhe me kufirin e çmimit të financuar nga taksapaguesit kjo është një dyfishim i asaj që njerëzit janë mësuar të paguajnë për faturat e tyre të energjisë. Prandaj në mënyrë të pashmangshme do të ketë njerëz që do të luftojnë”, tha Pettigrew.

Qeveria britanike ka kufizuar koston e energjisë deri në prill. Kjo do të thotë se një familje mesatare do të paguajë mesatarisht 2.885 dollarë në vit, ndërsa dimrin e kaluar shuma ishte 1.474 dollarë.

Çdo familje do të marrë gjithashtu një ulje prej 400 £ në faturat e energjisë elektrike, me pagesa shtesë, përmes përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore.

Ai shtoi  se Rrjeti Kombëtar është duke punuar në një sërë planesh emergjente për të mbrojtur Britaninë kundër deficitit të energjisë nga Evropa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: