Një biznesmen rus dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar në Londër nga policia britanike, pasi dyshohen se janë të përfshirë në aktivitete kriminale.

58-vjeçari u arrestua nën dyshimin e pastrimi të parave, komplot për të mashtruar Ministrinë e Brendshme britanike dhe për dëshmi të rreme.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) nuk ka bërë të ditur emrin e të arrestuarit apo personave të tjerë për shkak të operacionit të papërfunduar ende.

Një 35-vjeçar, i cili mendohet se punonte në shtëpinë shumë-milionëshe në kryeqytet, u arrestua pasi u pa duke u larguar nga ndërtesa me një çantë që përmbante mijëra paund në para. Si përfundim, u arrestua me dyshimin për pastrim parash dhe pengim të një oficeri.

Personi i tretë, është një burrë 39-vjeçar, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Pimlico në Londër, për vepra penale duke përfshirë pastrim parash dhe komplot për mashtrim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb