TIRANE- Ish deputeti Mark Frroku i drejtohet gjykatës pasi Prokuroria refuzon të bëjë një riekspertizë për burimin e pasurisë së tij.

Avokatët e ish deputetit Mark Frroku kërkojnë ribërjen e akt ekspertimit kontabël mbi pasurinë e tij.

Me një kërkesë drejtuar gjykatës, avokatët e Frrokut thonë se kanë kryer një vlerësim me ekspert të pavarur, i cili ka arritur në konkluzionin se pasuria e ish deputetit ka burim të ligjshëm, pra konkluzion i ndryshëm ky nga ai i ekspertit Greta Dangu të caktuar nga Prokuroria. Kjo e fundit ka vlerësuar se Mark Frroku nuk e justifikon pasurinë prej 10 milinë euro.

Nisur nga ky fakt avokatët kërkuan riekspertim, por Prokuroria nuk e pranoi dhe për këtë ata i janë drejtuar gjykatës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: