NGA SONILA MUSAJ*
Nxënësit e shkollës së mesme “Zhani Ciko” në Patos të Fierit kanë ngritur një shqetësim tepër të madh. Sipas tyre mësuesja e letërsisë Enkelejda Ajazi ka muaj që nuk shkon në shkollë për arsyet e saj shëndetësore dhe si pasojë këta nxënës nuk zhvillojnë orën e letërsisë.
Nxënësit kanë bërë dhe një peticion pranë drejtorisë së shkollës ku kërkojnë mësuese letërsie për zhvillimin normal të mësimit në të kundërt do të bojkotojnë mësimin. Ne vajtëm të takonim dhe vetë drejtoreshën e shkollës “Zhani Ciko”, Znj. Zamira Velçani e cila u shpreh e shqetësuar për mungesat e tepërta të kësaj mësuese por sipas saj mësuesja Enkelejda Ajazi ka marrë leje pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qarkut Fier.
Lejet e kësaj mësueseje kanë qenë të shumta dhe me periudhë 1-mujore por që pas datës 05.02.2015 nuk është paraqitur më në shkollë dhe drejtoresha Velçani ka marrë masa duke zgjidhur kontratën me të dhe duke marrë një mësuese të re për këtë shkollë që do t’iu zhvillojë mësim këtyre nxënësve deri në përfundimin e shkollës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: