Një vendgrumbullim plehrash ka marrë flakë mesditën e sotme në lagjen “ Manekaj” në Patos, duke mbuluar gjithë zonën me një mjegull tymi.

Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.

Si pasojë e zjarrit, re të dendura tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë.

Patos2
Patos2

Duket se plehrat po kthehen në një minë me sahat për të gjitha bashkitë e qarkut, edhe pse inceneratorët i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb