“Goodison Park” u pushtuan nga tifozët pas përfundimit të sfidës Everton-Crystal Palace, fitorja me përmbysje 3-2 tërbojë vendasit.

Ky nuk ishte lajmi i vetëm që prodhoi post ndeshja, pasi në qendër përfundoi edhe trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira. Tekniku francez po largohej nga fusha por një tifoz e provokoi, madje e sulmoi edhe verbalisht, Vieira nuk reagoi fillimisht por më pas u kap me tifozin, madje duke e goditur me shkelm.

U desh ndërhyja e tifozëve të tjera për të larguar teknikun francez, pamje këto që po bëjnë xhiron në rrjet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb