Sipas Partisë Demokratike, forca të shumta policore ushtruan sot dhunë të pajustifikuar mbi banorët e Unazës së Re, që protestuan paqësisht kundër pranisë së Edi Ramës në një biznes aty pranë.

Në një video të shpërndarë nga PD, flet nga shtrati i spitalit protestuesi Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës.

Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.

Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb