TIRANË- Partia Demokratike flet për një tjetër inskenim të takimeve të kryeministrit Edi Rama me qytetarët gjatë turit të llogaridhënies publike.

PD thotë se në Lushnjë qytetarët e dyshimtë, që nuk ishin kontrolluar më parë nga të besuarit e Ramës nuk janë lejuar të merrnin pjesë në takimin e llogaridhënies.

PD ka nxjerrë edhe një video, ku sipas saj një qytetar kërkon të marrë pjesë me dëshirën për t’i bërë një pyetje kryeministrit, por policia e ndalon t’i afrohet zonës ku Rama po kryente takimin.
Po kështu sipas PD, aty kanë protestuar edhe qytetarë të tjerë, kundër bashkëqeverisjes me krimin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: