Nga: Elda Menga

TIRANE– Kryetarët e katër partive kryesore aleate kritikojnë qëndrimin e Partisë Demokratike për koalicionin. Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka kanë dalë haptazi kundër qendrimit të demokratëve, për t’i lenë jashtë listave të sigurta aleatët, duke lënë të kuptohet se duan të jenë pjesë e tyre.

“Nuk kemi një koalicion të formalizuar me PD. Madje çdo parti po sheh mundësitë e veta për organizime të ndryshme koalicionet. PD edhe me koalicionin që ka patur në zgjedhjet e kaluara, ka qenë ajo përfituesja e drejtpërdrejtë. Janë disa vota që merren nga subjektet tona, merren 1 deri 3 mandateve. Rasti i Kukesit dhe Lezhës deptuetët e këtyre qarqeve janë me votat e PDK. Diferenca mes koalicioneve e percaktojnë votat e aleatëve. Në këtë aspekt është interesi i përbashkët i subjekteve politike, nëse PD ka një vendimarrje të tillë në e  repektojnë.   Ështe e drejta e tyre dhe është  e drejta jonë për të parë mundësinë e formave të bashkepunimit me PD apo partitë e tjera. Janë përcaktuar kandidatët në Shkodër, në Lezhë në Durrës dhe në qarkun e Tiranës. Jemi në fazën përfundimtare për qarkun e Fierit”,- u shpreh Nard Ndoka.

Ndërsa Fatmir Mediu thotë se: “Mendoj se drejtuesit e PD-së duhet të mendojnë si fitoen zgjedhjet dhe të kontribojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në vend që të meren me analiza dhe qëndrime të pakuptimta. Nëse do ketë një kualicion duhet të përcaktohet dhe si fitohet. PD ka fituar me shumë se 7 mandate nga votat e partive të kualicionit në 2013, mjafton të bëhet një matematikë e thjeshtë”.

Dashamir Shehi i LZHK është ai i cili ka surprizuar me qëndrimin e tij. Deklarata e nënkryetarit demokrat Edmond Spaho i sheh si marrje e së drejtës së autorësisë. Ai është pro këtij vendimi, por me kushtin që Partia Demorkatike të ruajë votat e tij.

“Kjo është ideja ime dhe nuk kam qejf të ma marrin autorësinë. Ka kohë që e them se gjithsekush duhet te futët në krye te listës së partisë së vet. E para për dinjitet politik, e dyta për të maksimalizuar votat, dhe e treta për të larguar përvijimin e njerëzve te PD-së se vendet na i marrin aleatët, që nuk është e vërtetë. Në fakt aleatët kanë marrë më pak vende sesa kanë dhuruar vota, po t’i numërosh. Kështu do të ndodhë edhe këtë radhë. Por t’i vëmë një lloj marrëveshje zyrtare kësaj pune. Meqë shume nga këto vota i përfitojnë deputetet e PD në shkëmbim duam një garanci për ruajtjen e votave. Si princip është i drejtë kam kohë që e kërkoj, me vjen mirë që PD e ka menduar këtë punë, gjykoj se këto deklarime politike duhet t’i bëjë Zotit Basha në tryezën me aleatët që të bëjmë një marrëveshje zyrtare.Unë do vë emrin tim në krye të LZHK-së të Tiranës. Aleatët marrin vota që PD nuk i merr. LZHK ne zgjedhjet e fundit ka marrë rreth 20 mijë vota. Gjithnjë po t’i marrësh në shkëmbim të votave të aleatëve me nurmin e deputetëve,  për efekt të këtij ligji përfituese ka qënë partia më e madhe. Basha t’i mbledhë palët të zyrtarizojnë pozicionin se nga këtej e tutje do të vijojmë me këtë lloj skeme, kjo është më e ndershmja, dhe jam dakort,  ruaj dhe autorësinë, ja kam sugjeruar Bashës”,- thotë ai.

“Gjykoj që kudo në qarqet e mëdha kemi shance, në Elbasan, Shkodër, Durrës, Vlorë në të gjithë zonat që mandatet janë 12 -13, siç është Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Shkodra janë shance për të marrë mandate. Fushata do e tregojë, unë jam optimist”,- thekson ai.

I të njëjtit mendim është edhe Agron Duka. Ai nuk e fsheh pakënaqësinë që të tilla qëndrime demokratët i bëjnë në media pa pasur më parë një tyrezë koalicioni. “E kam dëgjuar lajmin në media. Gjykoj që në vendimet i marrin gjithmonë një tryezë ku të jetë prezent kryetari. Çdo lloj prononcimi, për çdo lloj gjëje të një eksponenti të PD mund të keqinterpretohet. Ky është një problem siç thashë kërkon të diskutohet seriozisht kur të shtrohet si problem zyrtarisht. Unë gjykoj që ka perfitime PD, nga aleatët. Sa më përket mua do preferoja të kandidoja nën siglen e PAA. Siç u thashë nuk është momenti. Ne do luftojmë  12 qarqe të vendit, kemi qarqe prioritare”,- tha Duka.

Sistemi aktual penalizon partitë e vogla dhe favorizon forcën kryesore të koalicionit. Në rast se ato nuk e kalojnë pragun për deputet, votat e tyre i shkojnë forcës kryesore të koalicionit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: