TIRANE- Kandidatët e PD për Këshillin Bashkiak të Tiranës vijojnë akuzat ndaj Erion Veliajt, kandidati i ASHE-së për Bashkinë e kryeqytetit. Akil Kraja tha sot se Veliaj ka mashtruar për arsimin profesional dhe punësimin e të rinjve.

“Erion Veliaj po përsërit premtimet e pambajtura të dy viteve më parë, veçse kësaj radhe për Tiranën. Dhe ndonëse vetë INSTAT-i i qeverisë tregon rritje të papunësisë me 5% gjatë këtyre dy viteve, Erioni po premton punë për të rinjtë përmes ngritjes së arsimit profesional. Por edhe në 2013-ën Erioni Premtoi: “Dyfishim i shkollave të arsimit profesional dhe ndërthurje me Qendrat e Formimit profesional, duke krijuar një rrjet disa herë më të gjerë formimi profesional. Zgjerim i shërbimit arsimor dhe formimit profesional në fshat, duke ofruar aftësi në bujqësi, agropërpunim e shërbime bujqësore.”

Ai shtoi se, “Ky premtim doli mashtrim. Erioni si Ministër ishte përgjegjës për ta realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që kanë rezultuar mashtrime dhe që po ia përmendim çdo ditë përgjatë 50 ditëve. Mashtroi me formimin profesional dhe mashtroi me punësimin siç konfirmon INSTAT-i i Qeverisë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: