Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se qeverisja PD-LSI kanë votuar në Këshillin e Europës për hetimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ka reaguar drejtoresha e Zyrës së Shtypit të PD-së Elona Meço.

Meço shprehet se Rama gënjen, se Shqipëria nuk ka votuar kurrë pro raportit të Dick Martyt, por vendi ynë ka votuar një rezolutë, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty. Ajo sqaron se vota nuk është pro raportit të zotit Dick, por pro rezolutës.

  • foto galeri

Postimi i Elona Meços:

Më ka mbetur si sëmundje profesionale që t’i verifkoj gjërat përpara publikimit të tyre. Këtë po bëj edhe tani, pasi pashë disa tëittera të lodhur të Edi Ramës për çështjen e vdekur të raportit të Dick Marty në lidhje me trafikimin e organeve dhe “shtëpisë së verdhë”

?  Edi Rama gënjen për qendrimin e Shqipërisë ndaj raportit të Dick Marty. Ky raport nuk u votua kurrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Janar 2011, sepse raportet nuk votohen.

?  Në Asamble, Shqipëria votoi pro një rezolute, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty. Rezoluta i bën thirrje Eulex-it, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë etj që të ndihmojnë me hetimin. Pra, vota nuk është pro raportit të zotit Dick, por pro rezolutës.

?  Rezoluta vetë nuk merret as me trafikim organesh, as me “shtëpinë e verdhë”, as me thashethemet e tjera të Dikut dhe shoqes së tij Karla del Ponte.

?  Raporti i Dick Marty nuk prodhonte asgjë, pasi Asamblea nuk kryen hetime. Raporti mund të prodhonte vetëm zhurmë, e cila mbahej e ndezur vetëm nëse Shqipëria do të votonte kundër rezolutës, që kërkonte mbështetje për hetimin e akuzave.

?  Pra, nëse do të kishte një votë kundër, kjo nuk do të ishte kundër raportit, por do të ishte kundër rezolutës. Vota kundër rezolutës do të thotë që Shqipëria të ishte kundër hetimit, prakitikisht, duke konfirmuar akuzat dhe duke bërë lojën e Rusisë dhe të Serbisë. Fatmirësisht, atëherë nuk kishim kryeministër dhe Ministër të Jashtëm, Edi Ramën, por Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

?  Me votën pro rezolutës, Shqipëria konfirmoi se nuk ka frikë nga hetimi ndërkombëtar, se ata që mbanin hapur një çështje për të cilën kishte dështuar ta provonte me zellin e saj edhe Karla del Ponte, kërkonin të diskretitonin Kosovën.

?  Në Maj 2012, qeveria dhe, më pas, parlamenti, miratuan një ligj të posaçëm, që lejonte Eulex të kishte juridiksion në territorin e Shqipërisë për të hetuar çdo akuzë, pavarësisht se ato ishin hetuar menjëherë pas luftës në Kosovë dhe nuk ishte gjetur asnjë provë.

?  Historia e trafikimit të organeve dhe e “shtëpisë së verdhë” është një histori që ka vdekur, edhe për shkak të qendrimit që mbajti Shqipëria në Janar 2011 në Asamblenë e Këshillit të Europës dhe më vonë me ligjin e miratuar nga qeveria. Edi Rama i detyrohet një falenderim Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

???  Sot, thashethemet e zotit Dick mbahen gjallë vetëm nga zoti Edi. Për luftë të brendshme politike apo për interesa të tjerë, si ato të raportit të Dick Marty, le të na e thotë ai. Mund edhe të mos na e thotë, por të paktën të na kursejë gënjeshtrat, se nuk na çon dëm as megabitet e internetit. ?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb