TIRANE– Partia Demokratike ka vendosur që të bojkotojë komisionet parlamentare deri të mërkurën, duke mbajtur kështu qëndrim ndaj deklaratave të shprehura nga përfaqësuesit e mazhorancës. Të mërkurën pritet të mbahet seancë parlametare ku do të diskutohen dy qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës për çështjen Tahiri.

Në kuadër të kësaj, deputetët demokratë nuk i janë bashkuar mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ku ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj po prezanton projekt-buxhetin për shpenzimet gjyqësore.

Ndryshe nga deputetët e PD-së, në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se deputetët e LSI i janë bashkuar mbledhjes së Komisionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb