TIRANË

Grupi Parlamentar i PD, i cili është mbledhur pak më parë, ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.

Gazetari Osman Stafa bën me dije për “BalkanWeb” se PD e ka konsideruar si një vendim qe bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe te mohoje transparencën per qytetaret.

Gjatë mbledhjes ata kanë vendosur se do te jene prezent fizikisht ne mbledhjet e komisioneve.

Sipas burimeve nga selia blu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb